Ballina Motivime Mbaj ata që dashuron pranë vetes

Mbaj ata që dashuron pranë vetes

129

Mbaj ata që dashuron pranë vetes; Marquez

Nëse do e dija që sot do ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të perqafoja fort fort dhe do i lutesha Zotit që të behesha roja i shpirtit tënd. Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera , do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të therrisja persëri që të të jepja edhe të tjera.

Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do dëgjoja zërin tend, do magnetofonoja çdo fjalë tenden që të mund të të dëgjoja persëri , persëri. Nese do e dija që këto do ishin momentet e fundit që do të të shihja do të të thoja “të dashuroj” dhe do supozoja jo llogjikisht se e dije më parë.

Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet , por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja. Do doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurrë s’do të të harroj. E nesërmja nuk është e sigurt për askënd si i ri si i vjetër. Sonte mund të jetë… hera e fundit që i shikon njerëzit që do.

Prandaj mos prit më, beje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë , sigurisht do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe shumë i zenë për të realizuar një dëshirë të tyre.

Mbaj ata që dashuron pranë vetes, thuaji duke mermeritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroi , sillu mirë gjeje kohën për ta, thuaji “më vjen keq”, “më fal”, “të lutem”,”faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di. Asnjeri nuk do të të mbaj mend për mendimet e tua të fshehta. Kërko nga Zoti fuqinë dhe zgjuarsinë që t’i shprehesh. Tregoju të tjerëve domethënien e tyre. Fillo të bësh realitet ëndrrat e tua. Tani është momenti !

|G.G. Marquez|

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakPërtej Dashurisë Xheladin Rumi
Artikulli tjetërDhe Zoti më beri femer Gioconda Belli