Më pëlqen të besoj Silvana Stremiz

150

Më pëlqen të besoj

Më pëlqen të besoj
që ndonjëherë më mendon
ashtu siç më ndodh edhe mua
dhe arsyeja që nuk je 
është vetëm sepse nuk mundesh.

Që të përket e njejta dëshirë
koha që na ndan
ndonjëherë është mundim
herë të tjera nostalgji,
një pikturë e bërë nga ne.

Që natën ndonjëherë të mungoj,
që i përkas një ëndrre
e nëse nuk ndodh si ndodh nuk mundesh

Më pëlqen të besoj 
që një ditë do të shoh
duke të parë në sy do të gjej 
diçka nga vetja
E do ti kuptosh vend që ze
e sa i thellë je.

Më pëlqen të besoj 
që një ditë do më shohësh vërtet
për atë që jam me difekte dhe cilësitë
Dhe me deshirën për të më përqafuar
do t’më shtërngosh mbas vete
do të më shohësh me sy e me shpirt
si dikush që vertetë më dashuron.

Silvana Stremiz

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakMiku im Kahlil Gibran
Artikulli tjetërNë të gjitha kohët Xhevahir Spahiu