Ballina Psikologji Mëkati më i madh

Mëkati më i madh

122

Ferri, vendi ku të gjithëve i vjen drejtësia që meritojnë për mëkatet që kanë bërë në jetë kur ishin të gjallë. Secili prej nesh, ka bërë një mëkat në jetën e tij, por gjithashtu për secilin prej nesh, një mëkat qëndron mbi të gjithë të tjerët dhe për mua ky mëkat është tradhtia.
Ky mëkat është më i rëndi. Nëse për çdo mëkat tjetër arrin të gjesh një arsye që të ndjesh sadopak mëshirë, për tradhtinë nuk arrin dot. Tradhtinë e gjejmë në shumë mënyra dhe secila prej tyre, të fal ndjesinë më të keqe. Tradhtia nuk fal vetëm ndjesinë e keqe, por fal edhe inatin, moskeqardhjen, agresivitetin, lëndimin e shumë të këqija me rradhë. Askush nga ne nuk dëshiron as ta mendojë t’iu ndodhë një tradhti, por e keqja është sepse janë zakonisht po këta njerëz, të cilët e bëjnë tradhtinë apo shumë mirë mund të jenë edhe shkaktarë të saj.
Nëse do të isha unë ajo që do të vendosja dënimet në ferr, tradhtinë do ta vendosja në skajin më të largët të ferrit. Do ta vendosja në skajin më me shumë vuajtje dhe nuk do të kisha aspak mëshirë. Vuajtja që do të jetonin në përtejbotë, përgjithmonë, do të ishte që kudo që shkelnin, preknin e rrinin, të ishte vetëm një i nxehtë përvëlues dhe t’iu shfaqeshin gjatë gjithë kohës vegime, sikur njerëzit e tyre më të dashur po i tradhtojnë në mënyrën më të keqe e në mënyrën që ata nuk do të kishin dashur kurrë.
Për mua, tradhtia është ky mëkat i pafalshëm dhe ky është dënimi që meritojnë. Vetëm vuajtje, në përjetësi, siç bënë të tjerët të vuajnë nga tradhtia e tyre e pështirë.

Nga; Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakNjë mik i vërtetë na ben ta njohim më mirë veten
Artikulli tjetërUrryesit