Ballina Poezi Meri Morison – Robert Burns

Meri Morison – Robert Burns

158

Meri Morison – (Robert Burns)

O Meri, eja në dritare;

Është ora jonë e dëshiruar!

Ç’kushtojnë mijëra thesare

përpara syve të adhuruar!

Mundim të madh do të duroja,

si skllavi që duron i strukur,

kur zemrën tënde ta fitoja,

moj Meri Morison e bukur!

Dje me muzikë e me vjoli,

ndër djem e vajza kërcimtare,

mendimi im më shkoi tek ti,

unë isha atje, po s’ndieja fare:

kish plot me nur sa s’bëhet më,

po unë thashë: “Nuk ka, jo,

si Meri Morison asnjë!”

O Meri, do ti ta mundosh

atë që zbret për ty në varr?

Do shpirt e zemër t’i coptosh

për fajin se të do me zjarr?

Në s’më pranon si dashuror,

trego për mua pak mëshirë!

Ti s’mund të kesh një shpirt mizor,

moj Meri Morison e mirë.

 – (Robert Burns)

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakMos fajëso askënd Pablo Neruda
Artikulli tjetërNë se të duhen JACQUES BREL