Ballina Lajme Nga Bota Momenti dramatik i përplasjes së dy anije mallrash në Stamboll

Momenti dramatik i përplasjes së dy anije mallrash në Stamboll

53

TURQI- Dy anije mallrash janë përplasur me njëra-tjetrën në brigjet e Ahırkapit në Stamboll, të Turqisë, shkruajnë mediat e huaja.

Drejtoria e Përgjithshme e Rojës Bregdetare përmendi se anija e mallrave që lundronte nga Federata Ruse dhe anija me kontejnerë u përplasën në brigjet e Stambollit dhe fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar.

Pas një kontrolli të plotë të kryer nga ekipi i shpëtimit të shpejtë KEGM-4, nuk u raportuan as dëme materiale. Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e anijeve të përfshira në incident dhe zonën përreth.

Artikulli paraprakMisteri i zhdukjes së Ervis Martinajt, familjari i dorëzon
Artikulli tjetërVdes turisti danez në Sarandë, dyshimet e para