Ballina Psikologji Mos Paragjyko

Mos Paragjyko

50

Një ditë një doktor hyn në spital duke shpejtuar sepse e kishin thirrur për
nje operacion shumë urgjent. Ai i ishte përgjigjur thirrjes shumë shpejt, kishte ndërruar rrobat me shpejtësi dhe hyri drejt te blloku i operacioneve. E gjeti babanë e djalit të lënduar duke e pritur atë
sikur të ishte shpëtimtari i vetëmi djalit të tij.
Kur më në fund babai e pa doktorin, filloi t’i bërtasë: “Pse je vonuar kaq shumë? A nuk e di se jeta e djalit tim është në rrezik? A nuk ndjen as edhe një pikë pergjegjësie?”Doktori i buzëqeshi: “Me vjen keq, nuk isha në spital por bëra më të mirën që të vija sa më shpejt pasi  mora thirrjen dhe tani, do të doja të
qetësoheshe në mënyrë që edhe unë të bëj punën time.” “Te qetësohem?!
Çka nëse djali yt do të ishte në atë dhomë tani, a do të mund të qetësoheshe? Nëse djali yt vdes, si do të ndiheshe? “Doktori buzëqeshi dhe tha: “Doktorët nuk zgjasin
jetë, shko lutu për djalina tënd. Do të bëjmë më të, mirën tonë” Te japësh këshilla kur
nuk shqetësohesh është shumë e lehtë” pëshpëriti babai. Pas disa orësh operacioni, doktori doli nga salla i gëzuar: “Falë Zotit, djali Juaj shpëtoi” dhe duke mos pritur asnjë koment nga babai, vazhdoi rrugën e tij për të dalë duke i thënë: “Nëse ke ndonjë Pyetje, drejtoju infermieres!” “Pse eshtë kaq arrogant ky njeri, nuk priti as edhe një sekond për ta pyetur?”- e pyeti infermieren babai Infermierja u përgjigjë me lot në sy: “Djali i tij vdiq dje në një aksident rrugor, ai ishte në varrim kur ne e thirrëm për operacionin e djalit tënd” Dhe tani që e shpëtoi djalin tënd, po kthehet te varrimi i djalit të tij.”

Artikulli paraprakNjë ditë Hëna i tha Diellit
Artikulli tjetërParaja