Ballina Lajme “NATO ta shkatërrojë”, deklarata ‘bombë’ e deputetit: Bandat kriminale kanë një depo...

“NATO ta shkatërrojë”, deklarata ‘bombë’ e deputetit: Bandat kriminale kanë një depo armësh në…

57

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se ka informacione mbi një depo armatimesh në veri të Kosovës e cila lidhet me një bandë kriminale që e ka aktivitetin kryesor në Zubin Potok.

Sipas deklaratës së tij për mediat e Kosovës, depoja e armëve ndodhet pranë një pompe të benzinës. Ai ka bërë thirrje që NATO ose policia e Kosovës të ndërhyjë për ta shkatërruar.

“Le të shkojnë në veri, në Zubin Potok, në një pompë të benzinës që quhet “Tab”, dhe ngjitur me të këto banda e kanë depon e armëve, le të shkojnë t’ua marrin.

Ato banda tani janë vendosur. Kam informacione se ato aty veprojnë. Nëse jo policia e Kosovës, atëhëhere NATO duhet të shkojë e ta shkatërrojë atë bandë” – tha ai.

Artikulli paraprakMakina me shpejtësi skëterre përplas 30-vjeçarin me biçikletë në Pogradec, shoferi largohet nga vendngjarja
Artikulli tjetërDuke thënë këtë ky njeri vazhdoi me punën e tij. Kaluan pak ditë, plaku pa që njeriu po punonte pa nevojë.