Ballina Poezi Në Parkun Që Mbuluan Fletët

Në Parkun Që Mbuluan Fletët

187

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrish.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë,
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkonë.

Nga Vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët,
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur,
Me këta flokë ,më këtë hap,
Tok të egrën klimë e zbuti,
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhë ndryhse,
Të ndodhëte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukëshin përbindshta ,
Që të kjo botë të vije Ti……

– Ismajl Kadare

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakDashuria…
Artikulli tjetër“Fundi i çdo gjëje”