Ballina Poezi Në Rrugën e Jetës..

Në Rrugën e Jetës..

215

Hajde moj e mirë,
Hajde moj e shtrenjtë,
Hajde o yll mali,
Me shpirtin e argjëndë.

Hajde grua e jetës,
Hajde trëndafil,
Hajde moj sorkadhe,
Me shpirtin e mirë.

Hajde dhembje jetës,
Hajde sakrificë,
Hidhe, hidhe, këmbën,
Se më dhemb në shpirt.

Të dy të bashkuar,
Ngjitur mish dhe thua
Unë të mbajta ty,
Ti më mbajte mua.

Rritëm djalë e çupë,
Rritëm nip dhe mbesë,
Unë isha kollona,
Ti ishe si bletëz.

Bashkë dhe të bashkuar,
Zoti të na marrë,
Dorë për dorë si jemi,
Të biem në një varr.

 

Jeto I Lumtur.al

Çfarë të bësh të mposhtësh vetminë? Disa këshilla

 

Jeto I Lumtur

 

Artikulli paraprakKushdo që ushqehet pa punuar eshtë nýë hajdut…”Thënie Të Mençura”
Artikulli tjetërNga Jeta..