Ballina Poezi Në se të duhen JACQUES BREL

Në se të duhen JACQUES BREL

173


Në se të duhen; JACQUES BREL
S’ke kuptuar gjë…
Në se të duhen trena për t’ia mbathur botës
E anije me vela që udhetimesh të shpien larg
Për të kërkuar diell që t’a mbash në sy
E këngë që ti lehtë mund t’i këndosh
atëherë …

Në se të duhet agimi për të besuar të nesërmen
Dhe të nesërmen që të mundesh të shpresosh
Për të gjetur shpresën që të kap për dore
Për të gjetur dorën që ti ke braktisur
Atëherë …

Në se do të dëgjosh rrefime e fjalë të moçme pleqsh
Për t’u ngushëlluar për ato që s’ke bërë dot
Në se poezia për ty humbet vlerë e bëhet lojë
E në se jeta jote nuk është veç një pleqëri
Atëherë …

Në se do të duhet pak merzitje për t’u dukur i thellë
A rremujë qytetesh për të harruar çdo zhgënjim
E pastaj delikatese për t’a ndjerë vehten të denjë
E pastaj zjarr e nevrik për t’u dukur i fortë trim
Atëherë…

Atëherë ti s’ke kuptuar asgjë …

JACQUES BREL 

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakMeri Morison – Robert Burns
Artikulli tjetër“Gjëja më e dhimbshme ështëtë humbasësh veten duke dashuruar shumë dikë dhe të harrosh se edhe ti vetë je special/egjithashtu”…”Thënie Të Mençura”