Ballina Motivime Nëse ka diçka që njerëzit nuk mund të ta marrin, është edukimi...

Nëse ka diçka që njerëzit nuk mund të ta marrin, është edukimi yt”.

73

Nëse ka diçka që njerëzit nuk mund të ta marrin, është edukimi yt”.

Çfarë mësova nga Michelle Obama. Me siguri edhe ju keni një person që ju frymëzon për të arritur diku. Personi që më ka frymëzuar mua më tepër, ka qenë Michelle Obama, bashkëshortja e ish presidentit të SHBA, Barack Obama. Ajo më frymëzoi për të qenë një person i dashur, simpatik dhe dhe e vendosur për të arritur synimet e mia.
Më frymëzoi të bëhesha një person i dashur, sepse ajo mendonte dhe mendon se ka më shumë rëndësi të kujdesesh për të tjerët, se sa të jesh egoiste gjithë kohës. Michelle e përqendroi karrierën e saj në ndihmën për ata që kishin nevojë për të. “Të gjithë ne jemi udhëheqës. Jemi udhëheqës këtu dhe tani. Një nga gjërat që kam bërë përherë përgjatë jetës, është të gjeja atë person, atë grup njerëzish që kishin nevojë për ndihmën time dhe u zgjasja dorën për t’i ndihmuar të ecnin me mua”, ka thënë ish zonja e parë. Kjo thënie ma forcoi idenë se doja të bëhesha infermiere. Ajo më frymëzoi të përfshihesha në sektorin e shëndetësisë, sepse doja t’i ndihmoja personat që ishin në kushte të rënda shëndetësore.
Michelle Obama më frymëzoi të isha një person simpatik, sepse ajo i ndihmoi të tjerët për planet e tyre të karrierës. Në të njëjtën mënyrë edhe unë i ndihmoja ata që kishin nevojë për ndihmën time. Vitin e shkuar, ndërkohë që ndiqja vitin e fundit të gjimnazit, ndihmoja bashkëmoshatarët e mi që nuk kuptonin mirë ushtrimet e matematikës. Ndihmoja njëkohësisht dhe nxënësit e klasave më të ulëta për lëndët ku hasnin vështirësi. Me kalimin e viteve, mësova se duke pasur besim tek të tjerët dhe duke ia shprehur këtë gjë, dhe ata fillojnë të besojmë tek vetja dhe të ecin përpara në jetë.
Mësova prej saj edhe të jem më e vendosur. Michelle ka besuar përherë se mund të arrinte gjithçka që dëshironte, për sa kohë punonte fort. Një nga thëniet e mia të preferuara prej saj, e cila më nxiste të mësoja më shumë, ka qenë: “Ti duhet të qëndrosh në shkollë. Duhet të shkosh në universitet. Duhet të diplomohesh. Sepse nëse ka diçka që njerëzit nuk mund ta marrin dot prej teje, është arsimimi yt dhe për të ia vlen çdo investim”. Me pak fjalë, kjo thënie më ka shtyre të studioja fort për të arritur synimet e mia. Më tej akoma, më shtyu të diplomohesha në gjimnazin e “Quitman” dhe tri vite më vonë, në universitet për infermieri.
Michelle Obama, kjo femër e njohur afro-amerikane, ka pasur një ndikim shumë të madh në jetën time dhe besoj edhe të shumë femrave të tjera. Ka qenë ndër të paktat zonja të para me një ndikim kaq të madh tek të tjerët përgjatë karrierës së saj”. – Sha’Quanna G. nga Mississippi

 

Jeto I Lmtur

Artikulli paraprakJe ti
Artikulli tjetër“Kur dashuron”