Ballina Poezi NIZAR QABBANI: VALLË, CILA JE TI MOJ GRUA?

NIZAR QABBANI: VALLË, CILA JE TI MOJ GRUA?

61

Vallë, cila je ti moj grua?  Nizar Qabbani

 

Vallë cila je ti moj grua?

Moj e futura si kamë në historinë e jetës sime!

Moj e bukura si sytë e lepurit!
Moj e buta si pushi i pjeshkës!
Moj e brishta si degë jasemini!
Moj e pastra si gushore fëmijësh!
Moj e mahnitshme si fjalët…
dil nga fletët e fletoreve,
nga çarçafët e shtratit tim.
Hiqmu nga filxhanët e kafesë,
nga lugët e sheqerit, dil…
Dilmë nga kopsat e këmishës,
nga të palosurat e shamisë së dorës.
Nga furça ime e dhëmbëve,
nga shkuma e sapunit në fytyrë…
Dil nga të gjitha gjërat e mia të vogla
që të mundem të dal për në punë 

Nizar Qabbani

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakTi je duke pritur rikthimin tim çmendurisht… Nizar Qabbani
Artikulli tjetërDita e Verës, festa unike e shqiptarëve; Jeto I Lumtur.al