Ballina Motivime Një bashkëshort si shpirt

Një bashkëshort si shpirt

136

Sveva Casati – Një bashkëshort si shpirt

…dhe në mendjen e saj prej bashkëshorteje besimplotë ngjallet një dyshim i tmerrshëm. Papritur, të gjitha siguritë e martesës së saj u shkrinë nën rrezet e pamëshirshme të qartësisë. E mësuar ngaherë të ndihej e shpërfillur, sidomos nga seksi tjetër, një ditë kishte takuar atë burrë shumë të pashëm, i cili, në mënyrë të pabesueshme, e kishte vënë re dhe i ishte vardisur si një kavalier i qëmotshëm, derisa u martua me të. Por tani, pa e kuptuar, Alberta është bërë e parëndësishme edhe për të.Dikush ka thënë se yjet janë engjëj mbrojtës dhe se zbresin në Tokë kur kemi nevojë për ndihmën e tyre. Alberta pa një yll që u këput dhe e gënjeu mendja se ishte ogur i mirë. Ndonjëherë, edhe shenjat e qiellit mund të të gënjejnë. Ose, ndoshta, gabimi është në sytë e atij që e shikon.Kush tha se burrat nuk dinë ta befasojnë një grua? 

Sveva Casati

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakZakonet e miliona dollarëve
Artikulli tjetërNë tregun e rrefugjatëve