Ballina Dedikime Një heshtje e bukur…

    Një heshtje e bukur…

    159

     

     

    Ka heshtje që na thonë gjëra të bukura,
    si për shembull fytyra e gruas
    në orët e vona të natës
    kur e pagjumë numëron me vete
    ditët e fundit të barrës.
    Ec e thuaj po munde këtë heshtje
    ti, muzikant, me nota
    ti, piktor, me ngjyra
    ti poet me vjersha
    dhe ti, aktore e famshme
    me gjeste dhe fjalë!
    Për ta thënë duhet të jesh
    nje grua shtatzënë
    domethënë
    dyfish e gjallë.

     

    Ndoc Gjetja

    Jeto I Lumtur

     

     

    Artikulli paraprakE vështirë ta kalosh, por ti vazhdo….
    Artikulli tjetërSA E RRALLË…