Ballina Psikologji Këshillë apo dashamirësi

Këshillë apo dashamirësi

137

Brajan Hamilton ishte duke lëvizur pajisjet e ekipit të hokeit, kur në një moment vuri re një vajzë në podiumin e tifozëve që po i bënte shenjë dhe në dorë mbante celularin.

Në celularin e vajzës shkruhej një mesazh me shkronja të mëdha, që i tërhoqi vëmendjen Brajanit. Vajza e quajtur Nadia, 22 vjeçe, kishte shkruar se nishani që Brajan kishte në qafë mund të ishte kanceroz (melanoma).

“ U ndjeva disi keq në momentin e parë, pasi po largohesha nga pankina dhe ajo kishte vendosur telefonin në xham, ku thoshte se nishani në qafën time mund të ishte kancer. Më shqetësoi disi, por vazhdova me punën.”-kujton Brajani.

Pak ditë më vonë, Brajani shkon të vizitohet dhe mjeku i tregon për lajmin. Nishani që kishte në qafë në fakt ishte kanceroz. 22 vjeçarja kishte patur të drejtë dhe gjesti i saj i dha avantazhin për t’u kuruar në kohë.

Ekipi i hokeit ku punonte Brajan poston një letër në rrjetin social ku tregoi mbi historinë në fjalë dhe Brajani mund të takojë 22 vjeçaren për ta falenderuar, pasi gjesti i saj i vogël mund t’i ketë shpëtuar jetën.

“Sesi ajo vajzë e pa nishanin në qafën time, ende s’më besohet. Isha i veshur me një xhaketë, prapa qafës kishte kufjet e radios”-tregoi për median e huaj Brajani.

“Kur e pashë nishanin thashë me vete, është një rast perfekt sesi duken melanomat”-tregoi 22 vjeçarja e cila po pret të nisë universitetin e mjekësisë dhe ka kryer tashmë disa punë vullnetare në spital.

Brajani e hoqi nishanin dhe një pjesë të mirë të lëkurës në qafë, pasi në atë zonë kishte qeliza të shumta kancerogjene. Doktorët i shpjeguan se nishani do t’i ishte kthyer në një shqetësim që do t’i rrezikonte jetën brenda pak vitesh nëse nuk do të zbulohej falë 22 vjeçares.

“Unë e tregova të gjithë këtë histori, pasi doja vetëm që ajo vajzë të dinte se ka shpëtuar një jetë”-tha Brajani.

E gjesti i 22 vjeçares që i shpëtoi jetën Brajanit, nuk shkoi pa u vlerësuar nga ekipi i hokejit ku punonte burri. Në ndeshjen e radhës pas episodit të pazakontë, vajza ishte ulur në të njëjtin vend dhe u surprizua kur gjatë pushimit të ndeshjes, i komunikuan se ekipi do t’i jepte një shumë prej 10 mijë dollarësh për ndjekjen e shkollës.

***
Një këshillë apo një dashamirësi, jo të gjithë dinë ti japin kuptimin e duhur!

Brajan Hamilton

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakUnë – ai, ti – ajo
Artikulli tjetërKam Frikë