Ballina Motivime Një mik i vërtetë na ben ta njohim më mirë veten

Një mik i vërtetë na ben ta njohim më mirë veten

246

Secili prej nesh ka shokë e shoqe. Marrëdhënia jonë me çdonjërin prej tyre është e ndryshme. Vetëm me disa ose me dikë ndihesh më i afërt dhe u beson më shumë. Një shok i vërtetë është gjëja më e bukur që mund të ndodh në jetën e një njeriu. Ata jane ato që i kundërvihen gjithë botës për ty…ato që pranë të cilëve je i vërtetë…nuk shtiresh…je thjesht ti. Ato të cilët janë shpatulla ku ti do të qash…ato janë më shumë se një familje..me të cilët ti mund të jesh sa më e cuditshme pa u gjykuar..janë bekimi i vërtetë në jetën e një njeriu.
Ndan çdo gjë me to; mësimet, jetën shoqërore, atë të përditshme etj. Së bashku kaloni çdo aventurë: qeshni, qani, grindeni, lini orët e mësimit, pajtoheni e shumë të tjera. Këta mund t’i quajmë miq të vërtetë. Gjenden gjithmonë aty kur ti ke nevojë për ta. Të bëjnë të qeshësh edhe kur të duket sikur e gjithë bota po kthehet përmbys; qajnë me ty ne hidhërime e qeshin me ty në gëzime….nuk të lejnë kurrë vetëm.
Një mik i vërtetë nuk dallohet vec në ditë të mira a të vështira. Ndryshe nga të tjerët t’i vë në dukje të metat e tua me qëllim që t’i përmirësosh. Nuk ta bëjnë asnjëherë qejfin kot dhe kjo jo ngaqë janë xheloz për ty por sepse ta duan dhe dëshirojnë të shohin më të mirën tek ty. Ndonjëherë mund edhe të mos na pëlqejnë komentet apo kritikat që ato na bëjnë…por thellë thellë e dime që kanë të drejtë. Duke vepruar kështu ti filllon ta njohësh veten më mirë. Të nxjerrësh në pah të mirat e të këqijat e tua. Ky është një mik i vërtetë. Dikush që të do të mirën pa asnjë qëllim të vetëm,përvecse të të shohë në majat më të larta.

Nga; Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakSHUMËNJEREZ DUHEN NDERUAR JO SEPSE BEJNË MIRË, POR SEPSE NUK BËJNË KEQ.”Thënie Motivuese”
Artikulli tjetërMëkati më i madh