Ballina Life Style Një nënë sakrifikon edhe gjumin, vetëm që familja të funksionojë siç ajo...

Një nënë sakrifikon edhe gjumin, vetëm që familja të funksionojë siç ajo dëshiron

165

Një nënë të ndihmon t’i zgjidhësh problemet; të shoqëron deri atje ku ke nevojë të shkosh; kujdeset dhe gatuan përditë për tëgjithë anëtarët në shtëpi; të përqafon dhe të puth papritur. Një nënë përkëdhel; ndan gjithçka me bashkëshortin dhe fëmijët; pret për diçka me durim të tepruar derisa të realizohet.

Një nënë i riorganizon planet e saj edhe në momentin e fundit, nëse diçka nuk shkon mirë me fëmijët, apo me bashkëshortin.Ajo vrapon e palodhur dhe kujdeset për gjithçka që u nevojitet fëmijëve në shkollë. Nëna dëgjon kritikat, reziston kur është e nevojshme dhe kërkon falje, atëherë kur gabon.

Një nënë i kupton fëmijët dhe bashkëshortin. Ajo sakrifikon edhe gjumin e saj, vetëm që familja të funksionojë, siç ajo dëshiron. Me kushtin që të gjithë të ushqehen në kohë, një nënëmundet edhe ta hajë ushqimin e saj të ftohtë. Ajo mjaftohet me faktin që në familje janë ushqyer të gjithë dhe kaq e bën tëlumtur.

Një nënë organizon gjithçka që të shkojë çdo gjë mirë e të mos ketë mungesa në shtëpi. Ajo i edukon fëmijët, edhe pse sigurisht babai ka rolin e vet, ama është nëna ajo që merret më tepër me fëmijët. Këtë fakt nuk e mohon dot askush. Nëna është përherë e pranishme. Nëna është shtylla më e fortë mbështetëse për fëmijët dhe padyshim, një shtysë e madhe për bashkëshortin për të ecur i sigurtë përpara në jetë.

https://jetoilumtur.al/

Artikulli paraprakBora largohet nga Përputhen?
Artikulli tjetërNjë baba që kujdeset për fëmijët e tij, apo që bën punë shtëpie, nuk duhet të shihet si më pak mashkull.