Njeriu i matur nuk thotë çdo gjë që mendon, por mendon çdo gjë që thotë…”Thënie Për Dashurinë”

129
Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemren askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.
 
Lemoni Sniket
Daniel Handler (aka Lemony Snicket) on 'A Series of Unfortunate Events,'  Judaism and Neil Patrick Harris – The Forward
Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë menyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjeseza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme¨shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.
 
Paulo coelho
Paulo Coelho: Këto janë tri gjërat që çdo i rritur duhet të mësojë nga një  fëmijë! - Telegrafi
Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bejë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qënit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.
 
E.M. Forster
These 5 E.M. Forster Quotes Capture America Beautifully
Jeto I Lumtur
Artikulli paraprakPër një person qe eshtëi dashuruar me diellin, është e vështirë të shkojë atje ku dielli nuk ndriçon kurrë..”Thënie Për Dashurinë”
Artikulli tjetërVetëm Besnikëria i Lidh Miqtë..”Thënie Për Miqësinë “