Njeriu i zi.

149

O mik, i dashur mik!
I sëmurë tashmë lëngoj!
Nuk di, kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen.
Mbi fushën e zbrazët gjëmon!
Si lëndinat bari në shator,
Trurin alkooli pushton!
Veshët në kokë më tunden,
Si krahë zogu në fluturim
Koka nga qafa kërkon të shkëputet.
Të rrijë më, s’ka durim.
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Në shtrat je ulur tani
Njeri i zi!
Dhe gjumi s’më vjen në sy.
Njeriu i zi!
Sjell një libër – çudi
Dhe ulet tek unë, aty
Si mbi një murg të ngrirë
Lexon dhe psherëtin
Për një rrugaç që s’ka nder
Dhe mall në shpirt të sjell
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Dëgjo, dëgjo!
Më thotë ai.
Nga libri mëso
Planet e ëndrrat, që ky njeri
Pati aty!
Ku sharlatanë ka plot,
Në atë vend-neveri.
Por dëbora në këtë vend të zi,
Në dhjetor shtrihet, plot bardhësi.
Dhe tufanet që fryjnë,
Sjellin gaz-lumturi
Horr i poshtër, ish ky njeri,
Po prapë, lezet kishte plot.
Nga soji më i mirë që ka kjo botë.
Ishte i hijshëm,
Madje dhe poet
Më i fuqishëm se
Njerëzit e tjerë.

Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeriu i shkathët
Është i lumtur,
Thotë ai.
Po kush e di,
Ai që nuk ka shkathtësi
Nuk ndjen lumturi.
Nëse guxim do të kesh
Gazin e jetës, patjetër do të gjesh.
Në shi dhe furtunë,
Në dallgët e jetës
Kur halle ke shumë
Qesh…dhe patjetër,
Gëzimi vjen prapë
Ky është arti më i lartë.
Njeri i zi!
Qëndro tani!
Ti s’ke mësuar vërtet
S’je zhytës që futesh në det.
Ç’më duhet mua të di,
Për një skandaloz poet,
Të lutem ik dhe shko
Një tjetri ia thuaj këto!
Njeri i zi!
Vështron me neveri.
Sytë tashmë ia mbulon
Një vrer që jeshilon
Sikur do të më thotë
Që jam horr dhe kusar.
Që vetë vjedh në këtë botë.
Pa turp, ç’ka tjetri ia marr.
O mik i dashur mik,
I sëmurë tashmë lëngoj,
Nuk e di kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen,
Mbi fushën e zbrazët gjëmon.
Si lëndinat, bari në shtator,
Trurin, alkooli pushton.
Nata krejt e acartë
Udhëkryqi i heshtur qëndron,
Dhe unë i vetëm n’dritare
As shok, as mik nuk kërkoj.
Stepa krejt e mbuluar,
Me pluhur të butë, gëlqere,
Drurët në kopsht kanë qëndruar
Të heshtur, si kurrë ndonjëherë.
Tutje-tëhu dëgjohet,
Një zog i orëve të liga
Dhe drurët – kalorës marrin,
Trokthin e çmendur, nga frika.
Po ja, duket njeriu i zi,
Ulet në kolltuk përsëri,
Cilindrin nga koka e heq,
Kostumin me forcë zbërthen.
Dëgjo! Dëgjo!
Po gërhet ai.
Më afër më vjen
Të më shohë më mirë
Dhe vazhdon:
Nuk kam parë njeri, më të poshtër se ti
Që pa gjë pa shkak
Të rrijë në gjumë, çdo natë.
Ndoshta i gabuam jam!
Shih si duket lart hëna.
Pra lëri o mik, këto gjëma
Lëri proçkat mënjanë.
Ndoshta tashmë ajo vjen.
Me shalat tamam si kërcu.
Dhe ti fillon e lexon
Vjershat që shkruan këtu.
Ah! Sa i dua poetët!
Këdo ata e zbavitin.
Sa herë takohen me njerëzit,
Avazet e tyre nisin.
Një vajze fytyrën me prenka
Poeti me flokë të lëshuar
I flet për botë të tjera
Për epshin që s’ka të mbaruar.
Nuk e di, aspak s’e kujtoj
Atje diku në një fashat
Jetonte një djalë në kalugë
Apo ndoshta, ish në Rjazan.
Tashmë akoma s’e di…
I kishe sytë e kaltër.
Dhe flokët të verdhë flori.

U rrit,
I hijshëm,
Madje dhe poet,
Më i fuqishëm
Se njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet,
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeri i zi!
O mik i ndyrë
Fama jote tani
Kudo ka hyrë
Këtë famë e ke ti,
Njeri i zi!
Me tërbim i sulem,
Me bastun e qëlloj
Në fytyrën e poshtër
Dhe krejt e dërrmoj.
Hëna tashmë ka vdekur
Në dritare zbardh agimi
Ah! Moj natë,
Natë e tmerrshme trishtimi!
Me cilindrin në kokë qëndroj,
Askush nuk është me mua
I vetëm jam
Para pasqyrës, që kam copëtuar.

Sergej Esenin

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakThënie Për Jetën.
Artikulli tjetërGjendja shpirtërore e një dite..