NJOH NJË GRUA… përktheu Elmaz Fida

187

NJOH NJË GRUA…

 

Njoh një grua

që nuk beson në dashuri..

Por, brenda vetes

beson

se meriton të dashurohet!

 

Njoh një grua

e cila mund të të japë një mijë arsye për të jetuar

por në fund të ditës, ajo kthehet

në qoshkën e saj, duke kërkuar, si çdo ditë tjetër

një arsye për ta mbajtur gjallë!

 

Njoh një grua

të heshtur, shumicën e kohës

ndërkohë që sytë e saj

flasin parreshtur, gjatë gjithë kohës.

 

Njoh një grua

trimëreshë para njerëzve

por e brishtë para pasqyrës së saj..

 

Njoh një grua

aq të ngurtë, saqë e pandeh shkëmb

Por me ngurtësinë e jashtme

ajo mbron brishtësinë e zemrës së saj të butë.

 

Njoh një grua

në njërin sy i banon dielli

në tjetrin hëna

Në qoshet e buzëve të saj

çelin lule

kurse në duart e saj shtrihën rrënjët e tyre.

 

Njoh një grua

që jep jetë

Një grua që ka bashkuar të gjitha kontradiktat

për të mbijetuar.

 

(Përktheu: Elmaz Fida. Poezia nga një arab i panjohur )

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakBetim Muço – KEQKUPTIM
Artikulli tjetërCarlos Fuentes- XHELOZIA