Ballina Info ShowBiz Nora Istrefi bëhet nostalgjike, publikon një super foto nga viti 2013

Nora Istrefi bëhet nostalgjike, publikon një super foto nga viti 2013

119

Nora Istrefi kohëve të fundit është shumë aktive në rrjetet sociale. Nuk ka qenë kështu më parë, por na vjen mirë që ka ndryshuar, sepse duam ta shohim përditë

Ajo ndan përditshmërinë e saj me fansat përmes postimeve të ndryshme në Instagram dhe merr mbështetje të madhe nga fansat e saj. Kjo është e dukshme.

Nora sot duket se është bërë nostalgjike, pasi ka publikuar një fotografi të saj në Insta Story, që i përket vitit 2013. Besojmë se e mbani mend si ka qenë: yll.

“2013, po shkon koha”, shkroi këngëtarja në fotografi. Në fakt, koha po shkon vërtet, por vetëm për Norën jo. Duket gjithmonë e këndshme dhe e freskët.

Kujtojmë se Nora para disa ditësh ka publikuar edhe projektin e saj më të fundit muzikor, i cili titullohet “Më mungon”.

Sigurisht, tani presim edhe një perlë nga motra e saj, Era. Na mungon, sepse deri para disa vitesh emri i saj ishte kudo hit botëror. Familja Istrefi di se si të shkëlqejë.

Showbiz Info

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh me çiftin? Shtyhet martesa e Çiljetës dhe Alban Hoxhës/ Këngëtarja heq portierin e Partizanit nga…
Artikulli tjetërTrixa thyen heshtjen me lot në sy dhe jep mesazhin e fortë: Unë nuk e meritoj këtë (VIDEO)