Nuk është e vërtetë që të gjithë meshkujt janë njësoj

69

Nuk është e vërtetë që të gjithë meshkujt janë njësoj. Ka meshkuj e meshkuj. Ka meshkuj në dukje tëfortë, por përbrenda tepër të dobët. Ka nga ata që duhet detyrimisht të tregojnë sikur janë të fortë, edhe pse nuk ndihen tëtillë. Ka meshkuj që duken të dobët, ama nëse duan, mund të pushtojnë botën. Ka meshkuj që u pëlqejnë rrugët e thjeshta, por edhe meshkuj që preferojnë të zgjedhin rrugë më të vështira për të arritur në një fund më tëpëlqyeshëm. 

Nuk është e vërtetë që të gjithë meshkujt janë njësoj. Nga nga ata që janë të pavarur, autonomë, tëpërgjegjshëm, por edhe nga ata që janë të papërgjegjshëm dhe nuk ua ndjen shumë për detyrimet që kanë. Ka meshkuj tëlodhur, të zhgënjyer, pesimistë, por edhe nga ata që i marrin ngjarjet me sportivitet. Ka nga ata që të lavdërojnënëse u gjendesh pranë dhe të ofendojnë kur nuk i mbështet.  

Ka meshkuj që ndihen të lumtur me femrën që kanë zgjedhur të kenë pranë, por ka edhe meshkuj qëpërherëshohin diçka që i mungon asaj që kanë pranë, cilësi të cilën e kërkojnë tek një femër tjetër. Ka meshkuj që nuk rriten kurrë, sado vështirësi të kalojnë në jetë. Mbeten fëmijë dhe nuk duan të dalin nga ai stad. Nga ana tjetër, ka edhe meshkuj që vuajtjet e jetës i rrisin para kohe.

 

Ka meshkuj që zgjedhin dashurinë e vërtetë, edhe pse janë të paktë. Ka meshkuj që e kanë cilësi të tyre shtirjen, që kënaqen me gjërat e vjetra, sepse kanë frikë nga gjërat e reja. Ka meshkuj inteligjentë, me tëcilët mund tëkëmbesh muhabete nga më të ndryshmet. Ka meshkuj të ndjeshëm, që dinë se si ta ndreqin humorin me butësi, që dinë se çfarë duan, ama ka dhe të tjerë të pavendosur, indiferentë dhe të heshtur. Ka meshkuj që dashurohen me një femër të vetme në jetë, por ka dhe nga ata që e tradhëtojnë vazhdimisht atë që kanë në krahë. Ndaj, ka meshkuj e meshkuj…

LIFE STYLE

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprak7 gjëra që tregojnë se ajo nuk ju dashuron më
Artikulli tjetërA do të pendohem që nuk i dhashë fëmijës tim të vetëm një vëlla ose motër?