Ballina Poezi Nuk lot dot më me mua Arben Duka

Nuk lot dot më me mua Arben Duka

333

NUK LOT DOT MË ME MUA! Arben Duka

Dikur një plagë kisha në zemër,
Po plaga m’u shërua,
O bukuri që ke një emër,
Nuk lot dot më me mua!..

I largët zëri i dashurisë,
Tek unë më nuk kumbon,
Po thika, thikë e pabesisë,
Më shpon edhe më shpon.

Veç djallëzi e pabesë
Ne hasim në çdo qoshe,
Se nga një gjarpër mban në gji
Në botë çdo bukuroshe.

[ Arben Duka ]

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakUjku Jorgo Papingji
Artikulli tjetërJepni për nënën Fan Noli