
Një qytetar nga Shkodra raporton se ka ndodhur një ngjarje e rëndë në këtë qytet.
Sipas tij një i ri është goditur me thikë brenda një banese në katin e tetë të një pallati.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mësohet se i riu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në repartin e reaminacionit në spital.
Sipas qytetarit për shkak të gjendjes së rëndë, i riu është dërguar në spital nga vetë policia pa pritur ambulancën.
Ndërkohë bëhet me dije se policia ka ndaluar një person rreth 60-vjeç. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.korrieri