
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nga të dhënat e rekrutimit të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratës publike të shërbimeve në vend, rezulton se shqiptarët (që punojnë në https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratë) përgjithësisht aplikojnë ose presin për një ngritje në detyrë mesatarisht rreth moshës 38 vjeç.
Në një raport të Departamentit të Administratës Publike shkruhet:
“Krahas të dhënave të përgjithshme të rekrutimit dhe aplikantëve, me vlerë është edhe kuptueshmëria e disa elementëve të profileve të kandidatëve. Ndaj dhe disa nga treguesit përqendrohen pikërisht tek mosha e aplikantëve, për kategori të ndryshme pozicionesh. Nga të dhënat vihet re se mosha mesatare e atyre që aplikojnë, pavarësisht llojit të procedurës, është 31 vjeç, ndërkohë, mosha mesatare e aplikantëve për t’u pranuar në shërbimin civil është 29 vjeç dhe mosha mesatare e atyre që aplikojnë për ngritje në detyrë është 38 vjeç.”
Sa i takon zhvillimit në karrierë brenda https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratës, pra lëvizjet brenda saj në pjesën më të madhe ndodhin brenda të njëjtit institucion (via Monitor).
“Përqindja më e lartë e lëvizshmërisë ndodh brenda një institucioni, gjë që përbën edhe 65% të të gjitha lëvizjeve në shërbimin civil. Ndërkohë, duket se numri i nëpunësve civilë që i bashkohen https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratës qendrore nga institucionet e pavarura, mbetet më i ulëti.”
Sipas DAP, një tjetër tregues me rëndësi, është edhe plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, me kandidatë nga jashtë shërbimit civil. Të dhënat e këtij institucioni tregojnë se kjo metodë ka rezultuar e suksesshme dhe se një pjesë e konsiderueshme e vendeve të hapura për rekrutim nga jashtë shërbimit civil janë plotësuar.