Ballina Poezi Pengesa më e madhe Frika.

Pengesa më e madhe Frika.

58

 

Mos prit të mbarosh universitetin,

të dashurohesh,

të gjesh një punë,

të martohesh, të kesh femijë, ta shohësh veten të sistemuar,

të humbësh ato dhjetë kilogramë,

që të vijë darka e të premtes apo mëngjesi i së shtunës.

Nuk ka moment më të mirë se ky për të qene i/e lumtur.

Lumturia është një rrugëtim, jo një destinacion.

Puno sikur të mos kesh nevojë për para,

dashuro sikur të të mos kenë lënduar kurrë,

dhe kerce, sikur të të mos shihte njeri.

Kujto se lëkura rrudhet

flokët behen të bardhë dhe ditët behen vite.

Por kryesorja nuk ndryshon:

Forca dhe bindja jote nuk kanë moshë.

Shpirti yt është ai që largon tutje çdo ngatërresë që mund të jetë krijuar në të.

Pas çdo fundi, ka nje fillim te ri.

Pas cdo arritjeje ka nje sfidë tjetër për t’u kapërcyer.

Përderisa je gjallë, ndjehu i/e tillë.

Shko përpara edhe kur të gjithë presin rrëzimin tënd!

  •  Nënë Tereza

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakJep çka ke më të mirë..
Artikulli tjetër“Loja e perëndive”