Ballina Motivime Për fëmijët  …

Për fëmijët  …

123

Fëmijët e tu nuk janë fëmijët e tu.Janë bijtë dhe bijat e dashurisë së Jetës për veten. Vijnë përmes teje, por jo prej teje, dhe ndonëse janë me ty, nuk të përkasin ty. Mund t’u japësh dashurinë, por jo mendimet e tua, pasi kanë mendimet e tyre. Mund të strehosh trupat e tyre, por jo shpirtrat, pasi shpirtrat e tyre banojnë në shtëpinë e së nesërmes, atë të cilën ti s’e shkel dot as në ëndrrat e tua. Ndoshta mund të përpiqesh si ta të bëhesh,por mos u rrek si veten t’i bësh. Se jeta nuk ecën mbrapsht, as të nesërmen rri e pret. Ti je harku prej të cilit fëmijët nisen përpara si shigjeta të gjalla.Harkëtari sheh shenjën në shtegun e pafundësisë,Ai të përkul me fuqinë e tij që shigjetat e tij të nisen shpejt dhe larg. Le të jetë gëzim përkulja jote në dorën e harkëtarit,sepse siç dashuron shigjetën që fluturon, edhe harkun që rri në vend njësoj e dashuron.

Nga Khalil Gibran (1883-1931)

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakMos më fajëso mua…
Artikulli tjetërTi luftove për të qenë këtu