Përplasje me Beniadën?/ Megi Pojani i jep fund thashethemeve: Unë jam një njeri që…

117

 

Megi Pojani është një nga anëtaret e jurisë të “She’s on Top” së bashku me modelen Beniada Nishani. E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, Pojani ka hedhur poshtë zërat se mes saj dhe Beniadës mund të ketë përplasje apo se nuk flasin me njëra-tjetrën.

Megi ka theksuar se nuk kanë patur shumë kohë për të biseduar pasi është një person që shkon vonë në xhirime dhe nuk ka gjetur ende hapësirën për të krijuar një raport me Beniadën.

“Mendoj se thjesht do të fusësh xixa në këtë rast. Jo nuk ekam dëgjuar këtë. Beniadën nuk e kam njohur më përpara dhe kam një marrëdhënie shumë korrekte me të. Unë jam një njeri që vij me vonesë në xhirime, ulet direkt tek karrigia ime dhe vë mikrofonin dhe nuk kam kohë vetëm për si je mirë dhe vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë time. Nuk kam patur hapësirën për të patur komunikim”, shprehet Megi.

https://jetoilumtur.al/

Artikulli paraprakVazhdoni të harroni gjërat? Ja 5 zakone që përmirësojnë kujtesën
Artikulli tjetër‘Triumfoi dashuria!’. Xheisara flet per treshen Donald, Bora, Beatriks