Ballina Fragmente Romani Petalet e kujtimeve nga E. B

Petalet e kujtimeve nga E. B

139

Petalet e kujtimeve

Kur fjalët mungojnë e kur zhurmat e kalimtarëve të shumtë bllokohen në buzët e mia, atëherë ndjej mall për ty. Kur mbrëmja bie e yjet përsëri si çdo natë ndriçojnë jastëkun e shpresave të mia, buzëqeshja jote më bie në mend. Kur kalendari i ditëve të mia kalon edhe një faqe tjetër, kur errësira mposht qenien time, e atëherë kur muzgu godet eshtrat e mia, atëhere lulet e lehta të zërit tëndë bien në tingëllimen e veshit tim.

Atëherë kur dita shuhet në qetësi e nata ngreh rrezet e errësirës, atëhere rrahjet e zemrës sime fillojnë përsëri një shtegtim tjetër. Një shtegtim i cili as sot nuk arrin të dijë destinacionin e tij. Kur valët e loteve godasin faqet e mia e kur fryma e lehtë e mërzisë sillët në flokët e mi, atëhere sytë e tu më shfaqen para. Sytë e tu të cilë edhe sot po ndriçojnë si çdo herë. Edhe sot po më falin një emocion që ka kalpuar edhe indet e mia. Përsëri këmbët e mia dridhen dhe duart e mia janë të ftohta, për shkak se ato nuk kanë ndjerë prekjen tënde të ngadalshme. Frymëmarrja ime sot ka ndërruar notat e saj e hapat e mi janë kapluar nga hija e mbrëmjes sime të mërzitur. Sot sërish shoh sytë e tu. Sërish nuk arrij të harroj, nuk arrij që për një çast të vetëm të të largoj nga sirtari i mendimeve të mia. Sërish zemra më rreh fort kur shoh çdo mëngjes buzëqeshjen tënde të ëmbël. Sërish fjalët më janë ngrirë në rrudhat e buzëve të mia. Sot sërish aroma e zërit tënd më thur ndjenja të panumërta, të cilat më kanë kapluar kokën. Sot sërish lehtësia e shikimit tënd le shenjë në zemrën time, e cila noton në rrahje të shumta, të cilat edhe sot shkaktohenn nga arsyeja e njëjtë.

E. B 

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakElizabeth Taylor për Richard Burton
Artikulli tjetërThënie nga Femrat e famshme