Ballina Poezi Pozaet Qose- NJË NINULLË PËR TY

Pozaet Qose- NJË NINULLË PËR TY

148

Pozaet Qose- NJË NINULLË PËR TY

 

Ninullën ty, syri i syrit,

Ta kam thurur prej pranvere,

Me ca ni-na-na prej gjyshi,

Me ca ni-na-na prej zemre.

 

Me aromë luleshqerrash

Ta kam ngritur si folezë,

Që të flesh atje mes ëndrrash

E të zgjohesh bukurezë.

 

Do harrosh të qash, e vogël,

Kur ta ndiesh ç’të kam taksur,

Se përpara teje botën

E harroj si i pataksur.

 

Është gjëja më e mirë

Që kam bërë në jetën time,

Veç për ty, o gaz i dlirë,

Dritë e situr në bekime.

Pozaet  Qosja

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakPushkin: SA JU KAM DASHUR…  
Artikulli tjetërSi reagoi Beatrix Ramosaj pas ‘ribashkimit’ të Borës me Donaldin