Ballina Life Style Pulëbardha “në kërkim” nga marketi, vodhi ushqime me vlerë 350 euro

Pulëbardha “në kërkim” nga marketi, vodhi ushqime me vlerë 350 euro

55

Pulëbardhat janë zogj sa të bukur aq edhe mistrecë, sidomos kur afrohen në qendrat e banuara.  

Duket se kur vjen fjala për ushqim, këta zogj nuk e mbajnë dot veten dhe dalin nga kontrolli.

Një pulëbardhë në Angli, e quajtur “Stiv”, është filmuar nga menaxheri i një marketi duke hyrë disa herë brenda tij dhe duke marrë qese patatinash apo edhe paketime djathi “Chedar”.

Rezulton se nga hyrjet e shpeshta të pulëbardhës në market dhe nga daljet e saj me qese në sqep, është krijuar një dëm prej rreth 350 eurosh.

LIFE STYLE.  Kuriozitet

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakA të bën të lumtur ushqimi?
Artikulli tjetërBeatrix reagon për herë të parë pasi Donaldi u ribashkua me Borën..