Rovena Stefa: Më gjeni një burrë në Kosovë dhe nuk iki nga këtu

122

Ajo është njëra nga artistet më të dashura shqiptare që ka fituar zemrat e publikut që në fillimet e karrierës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Rovena Stefa, e cila njëherësh të shumtën e kohës e kalon në Kosovë dhe ka një lidhje të ngushtë me të.

E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në “Libero” me Resul Sinanin, ku mes tjerash ka folur edhe për lidhjen që ka me Kosovën.

“Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli im në Kosovë, jam ndjerë vërtetë në shtëpinë time këtu”, u shpreh ajo.

“Ma gjeni një burrë këtu dhe nuk iki fare pastaj”, ka thënë më tej duke qeshur artistja e mirënjohur.

 

Autorja e hitit “Burrë të martuar dashurova” po vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë e projekte të reja.

Stefa po ashtu është e pranishme edhe nëpër mbrëmje të ndryshme përreth trojeve shqiptare. 

Showbiz Info

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakMos hani me gishta, mos u puthni në publik, mos lini bakshishe dhe rregulla tjera të cilat duhet t’i keni parasysh kur vizitoni shtete tjera
Artikulli tjetërSi po e kalon Enca jetën tani si banore e Dubait