Ballina Poezi Sa të kam dashtë..

Sa të kam dashtë..

165

Sa të kam dashtë
s’ke me e ditë kurrë;
ma shumë se bleta
që thumbon lulen e saj,
ma fort se shiu
që njom pishat.
Të kam dashtë ndoshta
n’se m’lejohet me e thanë,
ma shumë se Zoti
e don njirin.
E për me të dashtë ma mirë
kishe dashtë me kenë e bukur
si heshtja,
ose si një sferë yjesh.
Por pronat e mia ishin
të mjera,
e dridhesha
shkërmoqesha prej pasionit
pa mujtë me ta thanë.​

Alda Merini

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakNuk është detyra jote të bësh mizë-shpërndarësin.
Artikulli tjetërKujdesu për veten..