Sekreti i krijimit të trëndafilit

44

Sekreti i krijimit të trëndafilit

Një ditë hithtrat pyetën një bimë trëndafili:

”Zotëri Trëndafil, mos ndoshta dëshiron të na e mësosh dhe ne sekretin tënd se si i bën trëndafilat?

Bimë e trëndafilit u përgjigj:

– Sekreti im është shumë i thjeshtë, vëllezërit e mi hithra. Të gjithë dimrin punoj me durim, me besim, me dashuri ndaj dheut dhe kam në mendjen time vetëm një gjë, Trëndafilin.

Më rrahin shirat, më përplasin erërat, më mbulon dëbora, por unë kam vetëm një gjë në mendjen time, trëndafilin. Ky është sekreti im, vëllezërit e mi hithra.

Nikos Kazantzakis

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakKalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët…Thënie Për Jetën..
Artikulli tjetërKUR DASHURIA TË FTON