Ballina Poezi Shpella e Dragobisë Fan Noli

Shpella e Dragobisë Fan Noli

176

SHPELLA E DRAGOBIS; Fan Noli
(Elegji per Bajram Currin)

*
Kur tufani e qthuri fen,
Kur tirani e krrusi atedhen
Mi nje brek te Dragobis,
Priret Flamuri i liris.
*
Atje nisi, atje mabaroi,
Atje krisi, atje pushoi,
Rrufe-shkab’ e Malesis,
Ne nje shkemb te Dragobis.
*
Vendi dridhej, ay mbeti,
Se s’tronditej nga termeti,
Dif drangoj i Dragobis,
Trim tribun i Vegjelis.
*
O bajram bajrak i gjall,
More nam me gjak ne ball,
Te nje shpell’ e Dragobis,
Yll i rrall’ i burreris.
*
Thon u-shtri e thon u-vra,
Por ti s’vdiqe or Baba,
As te shkemb’ i Dragobis,
As te zemr’ e Djaleris.
*
As s’je vrara as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dirhiramb i Dragobis,
Tmerr, panik i Mizoris.
*
Me zjarr shenjt u-ndrit kjo shpell
Gjer ne qiell u-ngrit keshtjell,
Per qlirimin’ e Shqiperis.
Katakomb’ e Dragobis.

Fan Noli

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakLulet e mollës John Galsworthy
Artikulli tjetërLotët e emigrantit Andrea Zalli