Ballina Thënie Shpirti fisnik ushqehet me ato gjëra qe për njeriun e rëndomtë janë...

Shpirti fisnik ushqehet me ato gjëra qe për njeriun e rëndomtë janë helm…”Thënie Për Jetën”

376

Është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T’i lësh ato të ikin. Të çlirohesh. Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë ne fitojmë, disa herë humbim. Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsht, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftësia apo arroganca, por sepse thjesht nuk është më pjesë e jetës tënde. Mbylle derën, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat. Lëre atë që ishe pas dhe bëhu ajo që je…”

– Paolo Coelho
____________________________________________________________________

Ka një të çarë në çdo gjë dhe prej andej hyn drita.

– Leonard Cohen
____________________________________________________________________

Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin.

– Erik Holar
____________________________________________________________________

Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet.

– Gëte
____________________________________________________________________

Kujtohu, kujto, kjo është e tanishmja, tani dhe tani. Jetoje, ndieje, kacavirru pas saj. Dua të bëhem saktësisht e ndërgjegjshme për çdo gjë që deri tani e kam marrë si të mirëqenë.

― Sylvia Plath
____________________________________________________________________

Kur loja bëhet e fortë, të fortët fillojnë lojën!

– John Belushi
____________________________________________________________________

Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër.

– Gëte
____________________________________________________________________

Marie, le të përfytyrojmë dy zjarrfikës që futen në një pyll për të fikur një zjarr të vogël. Në fund, kur dalin dhe i afrohen bregut të një përroi, njëri prej tyre e ka fytyrën të mbuluar me hi, ndërsa tjetri është krejt i pastër. Desha të të pyes: ‘Cili nga të dy do ta laje fytyren?’”
“Kjo është një pyetje e marrë: sigurisht, ai që e ka bërë pis me hi.”
“Gabim. Zjarrfikësi me fytyrën pis, do të shikojë tjetrin dhe do të kujtojë se është si ai. Dhe e kundërta: ai me fytyrën e pastër do të vërë re që shoku është gjithë hi dhe do të thotë: “Kështu do të jem bërë edhe unë, kam nevojë të lahem.

Paolo Coelho – Zahiri
____________________________________________________________________

Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, sepse e sheh me sytë e të tjerëve.

– Ellen DeGeneres

Seuli, ndër vendet më të përshtatshme për jetesë - UNIK Portal

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakBudallenjtë nuk janë kurrë elegantë. ” Thënie Për Jetën”
Artikulli tjetërVëllezërit Prifti sherr me Flori Mumajesin, çfarë ndodhi 11 vite më parë..