Ballina Poezi Shtëpi e vjetër e fëminisë

Shtëpi e vjetër e fëminisë

183
Shtëpi e vjetër e fëminisë; Poezi nga Teodor Laço
Shtëpi e vjetër e fëminisë…
Haper porta e vjetëruar
Porta që për mua është ankuar
Kur vija rrallë, i ftohtë, i vonuar.

Kush rri aty tek terri i koridorit
Kush ecën butësisht porsi një hije
Kush e njeh capin tim, dridhjet e krahnorit
Dhe vjen më prek me frymë fëminie?

Kush thotë ato fjalë të përmallshme
Mos psherëti dhe kokën moe e ul;
Gojëtharë kush thotë se na harrove
Ti ishe larg, ndaj u vonove.

Shtëpi e vjetër e fëminisë…
Hija e nënës mbetur tretur
Po vij! Zemra jote nuk gabohet
Po vij’ Mallkuar qofsha në harrofsha.

Tiranë, 5.6.1982.

– Poezi nga Teodor Laço 

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakFjalët që nuk t’i thash kurrë
Artikulli tjetërÇ’ke moj zemër që rënkon!