Si të shpëtoni nga pasiguritë që keni ndaj vetes.

93

Nëse jeni rritur me ndjesi pasigurie të vazhdueshme, e njihni mirë parehatinë dhe situatat e pakëndshme që vijnë si pasojë e saj. Sado frustruese që të jenë, pasiguritë janë shumë normale për qënien njerëzore, ashtu siç është normale të ndjesh ndonjëherë se ato janë mbi cilësitë tona pozitive. Gjithsesi, kjo s’do të thotë të lini energjinë e keqe të mbizotërojë humorin tuaj, prandaj përpiquni t’i luftoni duke ndjekur këshillat në vijim.

1. Nëse ndiheni të mbytur nga energjia, merrni frymë thellë

Kur e gjeni veten të rënduar psikologjikisht dhe nuk ndaloni së kritikuari veprimet apo qënien tuaj, thoni “stop” dhe merrni frymë thellë. Duke aplikuar teknikën e frymëmarrjeve të thella trupi do të qetësohet dhe ankthi do të reduktohet.

2. Pasiguritë luftojini me kuriozitet.

Sapo të ndjeni që jeni qetësuar, pyesni veten nga ju erdhi kjo lloj pasigurie. Cili ishte shkaku që ju bëri të mendoni në një mënyrë të caktuar për veten. Diçka e parë në rrjete sociale? Një bisedë me dikë? Sapo t’i jepni përgjigje kësaj, lëreni diku telefonin dhe kujtojini vetes që jeni unik.

3. Thuajani vetes kritikat e brendshme me zë të lartë

Mendoni sikur keni përballë dikë të cilin duhet ta kritikoni dhe bëjeni duke folur me zë të lartë. Gjatë bisedës, përdorni shprehje sa më pozitive të jetë e mundur si përshembull: “Po bëj më të mirën time”apo “Vlerat e mia nuk varen nga produktiviteti i një dite”, etj.

4. Distancojeni veten nga mendimet negative

Truri ynë mund të mendojë çfarëdolloj gjërash, por kjo s’do të thotë që të gjitha janë të vërteta. Për çdo mendim negativ që ju vjen në mendje, kujtoni që në fund të fundit është thjesht një mendim. Shprehja “unë jam një dështim” merr kuptim tjetër nëse para saj shtoni “po mendoj që jam dështim”. Pra këtu, ndikimi që fjala “dështim” lë tek ju është më i zbutur.

5. Zbuloni disa gjëra që ju pëlqejnë më shumë nga vetja dhe kultivoni dashuri për veten!

Identifikoni vlerat tuaja për t’u ndjerë më mirë. Kultivoni mirësi ndaj vetes dhe përpiquni të kuptoni më shumë.

6. Gjithë pasiguritë që keni, shkruajini diku

Ndihmon shumë t’ja tregosh dikujt pasiguritë, por akoma më shumë t’i hedhësh në letër. Mendo sikur po shkruan një artikull dhe shkruaje pa doreza. Çlirohu nga ndjesia se dikush po të gjykon dhe shpreh gjithçka ndjen.

Burimi: Pop Sugar

https://jetoilumtur.al/

Artikulli paraprakPër shkak të ndryshimeve klimatike, njerëzit po flenë gjithnjë e më shkurt.
Artikulli tjetër“Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë!” Arbana Osmani publikon fotot e rralla nga fëmijëria