Ballina Dedikime Si vlerë mbi vlerat… pa asnjë çmim

    Si vlerë mbi vlerat… pa asnjë çmim

    154

    Si vlerë mbi vlerat… pa asnjë çmim

    Je më e bukur që kur vendose të zgjidhesh…
    Të zgjedhësh veten përpara gjithçkaje.
    Je shumë herë më e bukur tani që fjalët
    e atij që dikur të kishte premtuar botën,
    nuk të zhveshin më.
    Nuk të bëjnë më të ndihesh e dobët
    Nuk të bëjnë më të dyshosh tek vetja
    Tek forcat e tua
    Tek vendosmëria për t’ja dal
    Sepse ti mund t’ja dalësh
    Çdo femër ia del të hedh pas gjithçka
    Të buzëqesh edhe me cimbitje zemre për atë çka ishte
    Të luaj e qesh si fëmijë ndërkohë që shpirti është një i moshuar në vaj…
    Dhe s’ke faj…
    Asnjë femër s’ka faj kur fal vërtet gjithçka,
    dhe merr asgjë pas kësaj.
    Ti je e bukur…
    Thjesht meriton sy që të të shohin si unike
    Si bekim
    Si vlerë mbi vlerat…pa asnjë çmim.

    Jeto I Lumtur.al

     

    Jeto I Lumtur

    Artikulli paraprak‘Drita e Zotit dhe terri i njeriut..
    Artikulli tjetërLetër dashurie..