Ballina Poezi Sikur të isha djalë..

Sikur të isha djalë..

306

Sikur të isha djalë për një ditë Mes skedinave do më zinte nat Ngacmimi me shumë femra do ishte merit Ndërsa egoja do vishte takat më të larta Sikur nje ditë vetëm të isha djalë Do pija birra pafund dhe cigare Për femrat e bukura do behesha i mbarë Për të shëmtuarat s’do më rruhej fare Më mirë duhet të jetë gjithsesi Në vend të trurit me organ tjetër të mendosh Shpirtin s’do ma prekte asgjë me rëndësi I përjetshem, i përzotshem se je të kujtosh Do fishkëlleja në rrugë si idiot Një ditë djalë të isha sikur Të jesh femër thua: sa kot! Kur për t’ja kthyer fishkellimës, s’gjen dot mënyrë Ç’kuptim ka të jesh i ndjeshëm Kur burri jeton për të pirë Eshtë në banak klient i përhershëm Çfarë bën mbasandej, mos ta themi më mirë Një ditë vetëm jo më shumë Se në lëkurën e burrit s’rrihet me muaj Të jetosh për seksin s’kërkon fare punë Të jetosh për dashurinë duhet të jesh grua _Gerina Mullaj

Artikulli paraprakU dogj në shtëpinë e barit/ Familjarët e Mariglen Ruçit hapin dyert e mortit, 3 ditë më parë kishin…
Artikulli tjetërCila grua është më shumë në ankth, zgjidh një siluetë dhe zbulo diçka për veten