Ballina Poezi Të kërkojë..Medina Pasoma

Të kërkojë..Medina Pasoma

175

Në mesin e krejt dynjasë
Aty ku çel behari e lulëzojnë trëndafilat
Ku shpirtat janë t’përmalluem prej shiut
Ku andrrat gropiosen n’tokën e vjetrueme
E ku heshtja m’ban hije
Të kërkoj ty
T’i kërkoj sytë n’çdo fytyrë me nur
T’i kërkoj duart që ledhatimet t’i fal
T’pres si ashiku që pret dashuni
E kërkoj zanin tand
N’çdo orkestral t’heshtjes
Edhe aty ky zhurmat dridhin tokën
E kërkoj zanin tand
Gjersa zemra e përvëlueme prej mallit do lulëzojë
Të kërkoj me sy drejtuem qiellit
Me duart mbi dheun tand t’njomë
Të kërkoj dhe të pres
Deri t’bahem hi, e t’vijë tek ti…

Poezi nga Medina Pasoma.

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakËndërro, dashuno.. Ndre Mjeda
Artikulli tjetërThënie Të Bukura..