TË MBAJ NË ZEMËR SI IKONË… Arben Duka

179

Në çdo frymëmarrje ndiej aromën
e trupit tënd prej trëndafili,
të mbaj në zemër si ikonën,
që nuk i shuhet kurrë kandili!

Kaluan nuk e di sa vite
kur kemi dhënë puthjen e fundit,
s’ia mbaj mend emrin asaj dite,
s’e mbaj mend çastin që na humbi!

S’e di ku ike Amazonë,
s’e di në më kujtove më,
po unë të mbajta si ikonë,
krejt të ndriçuar përgjithnjë!…

Nuk rroj në jetë veç me kujtime,
sepse kështu do isha tretur,
po shpesh qëllon që ora ime
në dorën tënde më ka mbetur!…

Unë atë orë s’e lëviz dot,
është koha vetë që ka ndaluar,
por ende jemi ne në botë
yje me dritë, por të larguar!

Arben Duka

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakThënie Të Bukura..
Artikulli tjetërBukë me sallam..