Ballina Thënie Teknologjia duhet ta përmiresojë jetën tënde, jo të behet jeta jote..”Thënie Për...

Teknologjia duhet ta përmiresojë jetën tënde, jo të behet jeta jote..”Thënie Për Jetën”

140
Nuk mund ta humbas të vetmen gjë që më mban gjallë: shpresën. Një fjalë që shpesh gjendet me ne në mëngjes, vritet gjatë ditës dhe vdes ngadalë në erresirë, por për fat, përsëri rilind me agimin…
– Zahiri, Paulo Coelho

Vështirësitë krijojnë burra, ndërsa begatia krijon përbindësha.

– Viktor Hygo

Gjithmonë vjen një çast kur duhet të zgjedhësh midis soditjes dhe veprimit. Kjo quhet të bëhesh burrë. Mëdyshjet janë të tmerrshme. Por për një zemër krenare nuk ka rrugë të mesme… Njeriu është qëllim i vetvetes!

– Alber Kamy

Burrat e fortë – ata burra që mund të bëhen model për të tjerët – nuk kanë nevojë të poshtërojnë gratë për t’u ndjerë më të fuqishëm!

– Michel Obama

Ndihem gjithmonë i lumtur! Dhe a e di pse? Sepse nuk pres asgjë prej askujt! Pritshmëritë të lëndojnë gjithmonë. Jeta është e shkurtër, ndaj duaje jetën tënde. Ji i lumtur. Dhe vazhdo të buzëqeshësh. Para se të flasësh, dëgjo. Para se të shkruash, mendo. Para se të shpenzozh, fito. Para se të lutesh, fal. Para se të lëndosh, ndjej. Para se të urresh, dashuro. Para se të heqësh dorë, provo. Dhe përpara se të vdesësh, jeto!

– Shakespeare

Mos u lut që të kesh një jetë të lehtë.
Lutu të jesh një njeri i fortë!
Mos u lut që të të japin detyra që përshtaten me aftësitë e tua.
Lutu të kesh aftësitë për të përballuar detyrat që të jepen!

– Phillips Brooks

Të vdes, e dashur? E përse? Kjo është gjëja e fundit që kam për të bërë!

– Groucho Marx

Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formën më të përsosur.

– Sami Frasheri

Nuk di si ta shpreh; po me siguri ti, sikurse të gjithë, e ndjen se ka ose duhet të ketë një jetë tjetër jashtë teje. Ç’kuptim do të kishte të vija në jetë, në rast se unë do të kufizohesha vetëm në veten time?

– Lartesite e Stuhishme, Emily Bronte

Njerëzit mendjeshkurtër besojnë fatin, njerëzit e fortë besojnë shkakun dhe pasojën.

– Ralph Wado Emerson

E parë nga këndvështrimi i rinisë, jeta është një e ardhme pafundësisht e gjatë; nga këndvështrimi i moshës së thyer, përngjason me një të shkuar shumë të shkurtër. Kur ne lundrojmë tutje, objektet në breg bëhen akoma më të vogla dhe më të vështira per t’u njohur dhe për t’u dalluar: kështu ndodh dhe me vitet tona të shkuara, me të gjithë ngjarjet dhe aktivitetet e tyre.

– Artur Shopenhauer

Është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T’i lësh ato të ikin. Të çlirohesh. Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë ne fitojmë, disa herë humbim. Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsht, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftësia apo arroganca, por sepse thjesht nuk është më pjesë e jetës tënde. Mbylle derën, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat. Lëre atë që ishe pas dhe bëhu ajo që je…”

– Paolo Coelho

Mund të jetë një fotografi nga afër e një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë
Jeto I Lumtur
Artikulli paraprakNe jemi shoqëria e rrjeteve
Artikulli tjetërNjeriu që s’merr dashuri, vemendje dhe kujdes, është gjithmonë më i varfër se ai që s ka as bukë..”Thënie Motivuese”