Ballina Thënie “Thënie Nga Charls Bukowski “

“Thënie Nga Charls Bukowski “

140

 

1 – Unë nuk jam mirë me fjalët. Megjithatë, unë do të thosha, duke qenë se të gjithë i përshtatemi rrethanave, se disa gjëra e rrisin përvojën tuaj, edhe nëse nuk ka të bëjë me mençurinë. Megjithatë, është e mundur që njeriu të mbetet në gabim gjatë gjithë jetës së tij, duke jetuar në një gjendje habie ose frike. Ju do të keni parë disa nga këto fytyra. Unë e kam parë timen.

2 – Nuk e di për të tjerët, por kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?

3 – Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju thotë se kjo nuk është kështu.

4 – Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.

5 – Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.

6 – Pa letërsi, jeta është një ferr

7 – Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmendurira, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.

8 – Nëse do ta provosh me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë

9 – Ne jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.

10 – Problemi me pijen është ky, mendova teksa pija. Nëse një gjë e keqe ndodh, ti pi për të harruar, por nëse diçka e mirë ndodh, atëherë pi për të festuar, dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi për të bërë diçka të ndodhë.

Charles Bukowski

 

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakFuqia e besimit”
Artikulli tjetërT’u mërzit pamja ime?