Thënie Për jetën

89

Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse je i shëmtuar apo i bukur…
askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i dëshpëruar apo i lumtur.

– “Ka vetëm dy kohë në jetë: TANI dhe SHUMË VONË”.

– Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.

– Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.

– Ka katër, dhe vetëm katër mënyra në të cilat vijmë në kontakt me botën. Na vlerësojnë dhe klasifikojnë sipas asaj që bëjmë, cila është pamja jonë e jashtme, çfarë themi dhe si e themi.

– Kur të kesh numëruar ata që ndodhen përpara teje, mendo për numrin e atyre që vijnë pas teje.

– Ëndërro si fëmijë,
jeto si i çmendur,
dashuro si njeri…
E vogël bota,
dhe ne kalimtarë.

– E sotmja është një ditë shumë e veçantë, sepse kurrë nuk e kemi parë më parë. Kurrë nuk do ta jetojmë më. Është e vetmja ditë që kemi.

– Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të bukur.

– Mund të mësoj çdo person se si të arrijë atë që do në jetë. Problemi është se nuk gjej asnjë që di se çfarë do.

– Nuk kam asnjë problem me ata që nuk dinë se çfarë kërkojnë. Mjafton të mos kërkojnë në jetën time.

– Nëse dikush të shikon si zgjidhje alternative, dhe jo si prioritet…ka ardhur koha që dhe ti ta shikojsh si…kujtim!!

– Një nga gjërat më të vështira dhe më të rëndësishme në jetën tonë, është gjetja e dikujt që ta duam dhe të na dojë.

– Kurrë mos e zhgënje dikë që të do në të vërtetë. Me kalimin e viteve do të kuptosh se kurrë nuk mund të gjesh të njëjtin person dy herë në jetë.

– Punoni një jetë për të shlyer një shtëpi. Në fund është e jotja dhe nuk ka asnjë që të jetojë në të.

Krijuar nga jeto I lumtur.al

Jeto I Lumtur

 

Artikulli paraprakRinovuar nga Drita e Mëngjesit..
Artikulli tjetërLetër gruas së vërtetë të ish-burrit tim.