Ballina Poezi Ti je duke pritur rikthimin tim çmendurisht… Nizar Qabbani

Ti je duke pritur rikthimin tim çmendurisht… Nizar Qabbani

163

Ti je duke pritur rikthimin tim çmendurisht…, poezi nga Nizar Qabbani

Në qoftë se do të kaloje kah rruga ku kalonim së bashku… jepi, buzëqesh! Më ço përmes hënës fjalë të bukura. Rrëfeji hënës rreth meje, rreth dëshirave tona dhe nostalgjisë. Rrëfeji rreth historive të ngjara mes nesh asobote. Sepse kujtimet janë miq, që flenë tek unë çdo natë. Rrëfeji asaj… rrëfeji rreth filxhanit të kafesë sonë dhe rreth shitësit të lëmekur të luleve. dhe rreth aromës së lagjes sonë dhe stacionit të mallkuar të autobusit, ku u ndamë dhe ku në çdo autobus gjeje nga një dhuratë. Derisa lamtumira të vijojë dhe fjalë të vjedhësh nga buzët e mia. Dhe kur ngjitesh me një buzëqeshje, më jep lamtumirën dhe kërkon qerpikun e fundit të syrit tim. Rrëfeji për shiun dhe aromën e dëlirë të tokës Rrëfeji për universitetin tonë dhe lëndët studimore Rrëfeji! Rrëfeji për ëndrrat tona, se si ato qenë si një kasolle e varfër, e mobiluar me kënaqësi dhe lumturi të praruar.. rrëfeji! Rrëfeji, pa asnjë druajtje, se je përmalluar fort për të ndërruar dy fjalë me mua. Se je përmalluar për të prekur, pa asnjë arsye, dorën time. Rrëfeji që je përmalluar të ulemi së toku në buzë të rrugës. Një ulje, ashtu, të trallisur. që e mbushim me të qeshura, lojëra fjalësh dhe lëvizje të vetvetishme Rrëfeji për zënkat tona dhe problemet e vogla, që gjithmonë përmbylleshin me një buzëqeshje zanash. Rrëfeji se të kisha kërkuar që të më dhuroje një puthje, kurse ti më shmange me një formë të marrosur.. rrëfeji! Rrëfeji se ti je duke pritur rikthimin tim çmendurisht dhuratën për të më dhënë.

NIZAR QABBANI

Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprak“Anais, ti më topit”, dashuria e fshehtë e Henry Miller
Artikulli tjetërNIZAR QABBANI: VALLË, CILA JE TI MOJ GRUA?