TOLSTOI: QË TË HEQËSH QAFE NJË ARMIK, DUHET TA DUASH…

50

Ddisa thënie nga Leo Tolstoi:

– Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur.

– Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

– Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

– E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

– Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

– Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

– Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

– Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

– Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

– Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

– A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

– Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

– Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.

– Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

– Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

– E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.

Leo Tolstoit     Jeto I Lumtur.al

Artikulli paraprakARETHA FRANKLIN: NDONJËHERË ATË QË PO KËRKONI, TASHMË E KENI…
Artikulli tjetër“Nëse nuk keni qarë, sytë tuaj nuk mund të jenë të bukur” Sofia Loren