U ndava nga burri se nuk i pëlqente mamit! Flet ish-banorja e Big Brother VIP..

137

https://jetoilumtur.al/

Një nga banoret e BBV ishte edhe këngëtarja Xheisara Frisku.

Xheisara ishte e ftuar në emisionin ‘Jeto me orën’ vendosi të flasë hapur edhe për jetën e saj private që është munduar ta mbajë larg syrit të publikut.

Ajo ka zbuluar se i ka dhënë fund martesës, duke shtuar se arsyeja ishte mamaja e saj, e cila e shtyu të martohej dhe më pas të ndahej.

“Në përgjithësi më pyesin: “Si e ke burrin, kur do vijë burri jot?” Të them të drejtën un s’di vetë se çfarë bën burri im, edhe qesh kështu. Dhe kaloj edhe nuk iu them asnjë gjë, sepse është gjëja më e bezdisshme.

Nuk dua të më pyesin për jetën time personale, nëse deri dje kam nxjerrë ndonjë gjë, tani e mbrapa nuk nxjerr se nuk e di se nga dalin këto… Unë asnjëherë nuk kam dalë në asnjë vend me bashkëshortin, e vërteta është që jam ndarë.

Mami më thoshte gjithë kohës “gjej burrë”, e mora njërin u martova s’i pëlqeu, e lashë. Po s’i pëlqeu mamit… më vjen keq”– tha ajo.

Gjatë qëndrimit të saj në BBV, rrëfeu edhe historinë e saj të jetës me vështirësitë ekonomike. “Unë e tregova atë histori për të nxjerrë atë ç’ka kisha brenda meje si dhe të motivoja shumë vajza të cilat kanë kaluar peripecira si të miat”, tha ajo duke shtuar edhe se mamaja e saj e ka ende peng që nuk e ka çuar në Lice.

Artikulli paraprakMe cilën nga vajzat e showbizit ka flirtuar dhe nuk i është përgjigjur? Përgjigjet Romeo, zbulon dhe arsyen e ndarjes nga Aleksia!
Artikulli tjetërKush po e suprizon Megi Pojanin në këtë mënyrë