Urryesit

40

URRYESIT

 

ka njerëz që dinë veç të urrejnë

pa cak

pa arsye

pa shkak

nuk i njeh

as të njohin

e prandaj të urrejnë

pa e ditur as vetë përse-në

çfarëdo që të thuash

çfarëdo që të bësh

edhe kur ti flet

edhe kur hesht ata të urrejnë…

do të të fajësojnë ty për gjithçka

për dhimbjen e kokës e të bythës,

për format e pakëndëshme në kraharor

për shëmtinë e shpirtit e të fytyrës

për depresionin dhe kapsllëkun

për dyllin dhe silikonin

për dështimet e veta dhe kilet e tepërta

për sherret me gruan dhe burrat që i lanë për neurozat që u lexohen në fytyrë dhe sytë e shqyer nga sikletet

për menstruacionet e dhimbshme dhe pagjumësinë kronike

për oksigjenin që ti thith dhe dioksidin që ata nxjerrin

për shtëpinë e tyre pa familje

për fëmijët e tyre pa prindër

për veten bosh dhe pasqyrat e thyera

për jetën e tyre mbushur me vdekjen e përditëshme me pult në dorë komandojnë ujërat e zeza të ekraneve drejt lavanterisë së trurit….

njerëz që asnjë formë dashurie nuk i begenis

asnjë “të dua” nuk kanë dhënë apo marrë e prandaj urrejtjen nga një ndjenjë kalimtare e kanë kthyer në profesion të jetës…

gjinia: Individ me uterus paradite

pa gjini pasditeve

dhe mbremjeve OGJB Organizëm Gjenetikisht i Burrëzuar

profesioni: Urryes

vendi i punës: Axhenda

vendbanimi: lagja Twitter në qytetin Facebook Rruga e Skuthëve nr. 666…

Vila Pedofilia

pranë Kodrës Incest

Qyteti i Idiotëve

 

urrejtja është e vetmja gjë

që i bën të ndjehen gjalle

të bukur

të mënçur

të mirë…

dhe ne duhet të kemi mëshirë për ta

dhe profesionin e tyre të lirë

e si do te mund te jetonim pa ata?

pa mllefin e tyre të zi do t’iu zbardheshin sytë

do të ndjeheshin të dobet,

të çarmatosur

të parëndësishëm

të diskriminuar

të përjashtuar

ulur në oturak heroikisht do të vrisnin veten

bota do të shndërrohej në inkubator dashurie

dhe ne do të jetonim gjatë

shumë gjate deri në mërziti

dhe do të vdisnim si pleq naïvë të pandreqshëm

nga mungesa e urrejtjes së tyre…

 

Artan Gjyzel Hasani

Jeto I Lumtur

Artikulli paraprakMëkati më i madh
Artikulli tjetërKam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the dhe çfarë bëre, por kurrë se si i bëre të ndihen..Thënie Motivues Për Jetën.