Vendi Që Nuk Ekziston

115

 

Fragmente te perzgjedhura: Edith Sodergran.

VENDI QE NUK EKZISTON

Drejt atij vendi që s’ekziston po tretem e digjem
sepse me gjithçka që ekziston jam e lodhur
hëna më ka rrëfyer në germa të argjendta vendin që s’është
Vendin, ku të gjitha dëshirat tona
të përmbushura deri në fund do të jenë,
vendin ku varganët tanë do të bien
vendin ku ballet tona të plagosura do t’i njomim
me vesën e freskët të hënës.
Jeta ime qe thjesht një iluzion përvëlues,
por e kam gjetur dhe vërtet është pjesë e imja
udha e vendit që nuk ekziston
vendit që nuk është
Atje shkon ai që e dua, në kokë mban një kurorë verbuese.
Kush është dashuria ime ? Nata është e zezë
dhe yjet tremben të përgjigjen.
Kush është dashuria ime ?  emër ka ajo ?
kupola e qiellit ngjitet gjithnjë e më lart
dhe një fëmijë është mbytur në brymat e pafundme
dhe s’e di përgjigjen.
Por fëmija s’është tjetër veç besim,
dhe i shtrin krahët më lart se të gjithë qiejt.
Vjen atëherë një përgjigje : Jam ai
që ju do dhe do të jetë gjithmonë dashuri.

Edith Sodergran.

Artikulli paraprakThënie nga Artan Mullaj
Artikulli tjetërLetra e Lamtumirës